Ngjarje e dhimbshme për familjen Mehana në Podujevë, ky është burri që u gjet i varur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mbrëmje, në fshatin Lladoc të Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet të ketë kryer vetëvrasje, Ky rast ka tronditur familjen Mehana, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Jasharit, raporton Sinjali.

Sinjali mëson se vdekjen e Jashar Mehanës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me Policinë por për ta kuptuar shkaktarin e vdekjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Sipas informacioneve të Sinjalit, i ndjeri kishte braktisur veturën e tij diku në fshat dhe më pas nuk është gjetur. Por pas kërkimeve nga Policia, i ndjeri u gjet i varur.

Ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku po bëhen ekzaminimet e lokacionit dhe janë marrë disa deklarata nga të afërmit e të ndjerit.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *