Dje u raportua për një rast mjaft të rëndë që ka ndodhur në fshatin Poklek i Ri në Drenas, ku një burrë është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet të ketë kryer vetëvrasje me armë zjarri.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për 63-vjeçarin, Agim Kluna, vdekja e së cilit është konfirmuar nga ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur pas orës 18:00, kur Policia mori informacionin dhe intervenoi në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë përkatëse.
Ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet që e kanë shtyrë 63-vjeçarin drejt vetëvrasjes, tashmë janë kryer ekzaminimet e lokacionit dhe janë marrë disa deklarata nga të afërmit e të ndjerit.
Burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes” dhe kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka vdekur viktima.