Një viktimë, rreth 15 vjeçar, ka rënë sot nga një ndërtesë në rrugën “Luan Haradinaj” në Mitrovicë.
Policia bën të ditur se viktima nuk iu ka mbijetuar lëndimeve të marra.
“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit” ka deklaruar për Indeksonline zëdhënësi i policisë, Avni Zaiti.
Me urdhër të prokurorisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
IndeksOnline ka siguruar një foto të viktimës: