Pak më parë u raportua për një rast të dhunimit që dyshohet se ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë, e ku viktimë është një i burgosur 25-vjeçar. Ndaj të dyshuarit tashmë kanë nisur hetimet nga Prokuroria.
Sinjali mëson se i burgosuri që dyshohet se detyroi një të burgosur tjetër të kryejë marrëdhënie seksuale me të, është Shkelzen Krasniqi, 37-vjeçar.
Krasniqi është intervistuar nga organet e hetuesisë, ku ka mohuar të ketë detyruar viktimën që të kryejë marrëdhënie me të.
Në anën tjetër 25-vjeçari ka deklaruar se gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur para një muaji e gjysmë, mirëpo nuk ka pasur guxim që të denoncojë rastin deri më tash.
Por si ka ndodhur ngjarja?
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur para më shumë se një muaji, mirëpo 25-vjeçari ka deklaruar se nuk ka pasur guxim që ta denoncojë rastin menjëherë pasi ka ndodhur.
Bazuar në dëshminë e 25-vjeçarit, Krasniqi fillimisht me anë të kërcënimeve kishte tentuar që ta detyrojë viktimën që të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Mirëpo kur ka hasur në refuzimin dhe rezistencën e 25-vjeçarit, i dyshuari me anë të forcës ka dhunuar seksualisht atë brenda hapësirave të Qendrës Korrektuese.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunim’.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.