Një ngjarje e rëndë është shënuar në Hong Kong. Modelja Abby Choi e cila prej kohësh figuronte e zhdukur prej disa kohësh është gjendur e copëtuar brenda në frigorifer, dhe pjesë të tjera në tenxhere me supë.
Ngjarja ka bërë jehonë të madhe edhe në shtypin ndërkombëtar. Policia ka arrestuar prindërit dhe vëllain e madh të ish-bashkëshortit të modeles Abby Choi pas zbulimit të tmerrshëm në shtëpinë me qira të ish-vjehrrit të saj, ndërsa dje u arrestua dhe ish-partneri i saj 31-vjeçar.
“Ne jemi ende në kërkim të kokës, bustit dhe duarve, të cilat besuam se ishin asgjësuar”, thanë autoritet policore, të cilat po hetojnë mbi ngjarjen.