Ngjarja e rëndë në Pejë: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij 

Mëngjesi i sotëm ka qenë i kobshëm për familjen Krasniqi në lagjen Dardania të Pejës. Familjari i tyre, Bajram Krasniqi, 69-vjeçar, kishte vendosur që t’i japë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se Emergjenca e spitalit të Pejës kishte pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person gjendej i shtrirë pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimit për shenja vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se 69-vjeçari ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore të cilët kanë nisur hetimet që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Fadil Gashi, i cili tha për Sinjalin se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Hetim i vdekjes’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *