Në situatat më të vështira, ndodh pëlcitja e “nyjës” dhe e infeksionit të rëndë të tërë gavrës së barkut
Zorrët e lidhura, gërshetimi i zorrëve ose ileusi është gjendje e rëndë e cila më së shpeshti e shkaktojnë aderenca, hernia ose tumori i pazbuluar.
Dhembja në stomak, ngërçet, vjellja dhe mungesa e jashtëqitjes janë simptoma të cilat tregojnë që është e domosdoshme ndihma e mjekut.
Në shumicën e rasteve, operacioni duhet të bëhet patjetër në afat prej 24 orësh, në të kundërtën kërcënon rreziku nga komplikimet serioze ose edhe deri te vdekja, transmeton Telegrafi.
Operacioni i zorrëve të lidhura mund të jetë minimalisht i rrezikshëm, me eliminimin e thjeshtë të pengesave dhe vendosjen e funksionimit normal të zorrëve. Mirëpo, mund të jetë edhe shumë i ndërlikuar dhe kërkon eliminimin e pjesëve të zorrës së hollë apo të zorrës së trashë, ose madje edhe gjithë zorrën e trashë.
Në situatat më të rënda ndodh pëlcitja e zorrëve dhe pas pëlcitjes edhe infeksione të rënda të gjithë gavrës së barkut.
Ndonjëherë zorra është shumë e dëmtuar, ose tumori i pazbuluar është shkaktar i obstruksionit në vetë murin e zorrëve. Në atë rast, është e domosdoshme të hiqet një pjesë e zorrëve.
Nëse edhe pas këtij intervenimi nuk mund të vendoset vazhdimësia midis pjesëve të prera, është e domosdoshme të bëhet edhe një operacion, pas të cilit gjendja e tillë rregullohet.
Bisturia nuk është gjithmonë zgjidhje për ileusin. Kur nuk ekziston pengesa e plotë, dhe ndodh i ashtuquajturi gërshetim paralitik i zorrëve, shërimi nënkupton zbrazjen e lukthit, kompensimin e lëngjeve dhe terapinë e cila stimulon punën e zorrëve.
Kur shfaqet çrregullimi i punës së zorrëve, i cili më së shpeshti shkaktohet me terapi të ndryshme për sëmundje kronike, ai është lloj i gërshetimit të zorrëve i cili nuk kërkon operacion.
Kjo gjendje ndodh te të sëmurët me diabet, të sëmurëve me veshka edhe te të moshuarit. Në atë rast, është me rëndësi të zgjidhet problemi primar, i cili e ka shkaktuar ndalimin e punës së zorrëve.
Pasojat e ngrënies së tepërt
Ushqimi është shkaktari i ileusit në raste shumë të rralla. Mirëpo, atëherë kur ekzistojnë problemet shëndetësore me zorrët, të tepruarit në ushqim mund të shkaktojë përkeqësim të vrullshëm.
Ushqimi i parregullt rrallë mund shkaktojë lidhjen e zorrëve, sepse pothuajse gjithmonë ekziston ndonjë problem tjetër në traktin digjestiv i cili ka shkaktuar funksionim të keq.
Megjithatë, ngrënia e tepërt e ushqimit mund të krijojë shumë probleme me zorrët, që pastaj mund komplikojë edhe më shumë dhe të shkaktojë gërshetimin.