Ngacmohet vajza 9-vjeçare në Insta e TikTok, dikush i kërkon video të pjesëve intime – babai i saj…

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Për këtë fenomen shqetësues ditëve të fundit ka pasur reagime të shumta pas ngjarjes që tronditi vendin, dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë. Edhe pas kësaj ngjarje, Sinjali ka raportuar edhe për disa raste të tjera të ngacmimeve e sulmeve seksuale.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se për një rast të tillë Prokuroria ka nisur hetimet, pas denoncimit të një prindi, i cili ka njoftuar Policinë se vajza e tij 9-vjeçare i është ngacmuar në rrjete sociale.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur para disa muajsh, por është denoncuar në gusht, me ç’rast prindërit e vajzës janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe kanë dërguar dëshmi që provojnë ngacmimet e të dyshuarit.

Sipas provave të siguruara nga Policia, i dyshuari e ka ngacmuar vajzën me mesazhe, duke i kërkuar edhe foto e video të pjesëve intime. Gjatë dëshmisë së dhënë në Polici, prindërit kanë deklaruar se si pasojë e kësaj, vajza po trajtohet pasi nuk është në gjendje të mirë emocionale.Në lidhje me këtë rast, Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Ngacmim”./GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *