Sot është denoncuar një rast ngacmimi nga një zyrtare policore në stacionin policor në veri të Mitrovicës, që sipas saj ka ndodhur dje.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në dëshminë e zyrtares policore (emër i njohur për redaksinë) thuhet se disa persona të panjohur i kanë shkuar te dera e shtëpisë, rreth orës 22:00. Ajo ka deklaruar para hetuesve se të dyshuarit i kanë trokitur në derë fillimisht dhe më pas kanë gjuajtur me fishekzjarre e gjësende në drejtim të dritareve të shtëpisë, raporton Sinjali.
Ende s’dihet nëse ky rast lidhet me punën e saj si police, apo ka ndonjë motiv tjetër. Përballë kësaj situate, zyrtarja policore ka vendosur që t’i njoftojë organet e rendit, në mënyrë që të zbardhen rrethanat e ngjarjes.
Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka marrë urdhër që të hapet rasti si “ngacmim” dhe të nisin hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.