Nga Rita Ora, Dua Lipa e deri te Kim Kardashian – paraqitjet më të bukura të “Met Gala 2023”

Nata më e madhe e modës nuk zhgënjen kurrë.

Met Gala vazhdon të mbetet një prej ngjarjeve më të mëdha të modës në botë e cila ndiqet me shumë interes nga miliona njerëz në mbarë globin.

Edhe sivjet yje të shumtë u panë të pranishëm në Muzeun Metropolitan të Arteve në New York për eventin Met Gala 2023, tema e të cilit këtë vit ishte “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”.

Tematika ishte një dedikim për stilistin e njohur gjerman i cili gjithë jetën ia dedikoi modës dhe në veçanti markës “Chanel”. Ai u nda nga jeta në vitin 2019 në moshën 85-vjeçare.

E duke qenë se tema e Met Gala 2023 ishte një dedikim për Karl-in, pjesa dërrmuese e të ftuarve VIP zgjodhën pamjet bardh e zi, të cilat ishin dy ngjyrat e preferuara të Lagerfeldit.

Pjesë e ngjarjes më të madhe vjetore në industrinë e modës kanë qen edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Shije të mirë në tapetin e kuq lanë ehe yjet tjerë me famë ndërkombëtare si këngëtarja Rihanna, motrat Kardashian-Jenner apo edhe modelja Paris Hilton – e cila për herë të parë në jetën e saj mori pjesë në një Met Gala.

Më poshtë gjeni disa nga paraqitjet më të bukura në Met Gala 2023:

Rita Ora

Dua Lipa

Paris Hilton

Kim Kardashian

Jennifer Lopez

Kylie Jenner

Kendall Jenner

Maluma

Lil Nas X

Cardi B

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *