Modelja Ruse, Ariana Lirey e njohur si Ariana Kim në skenë është sulmuar nga një pjesëmarrës tjetër në spektaklin “Reality Dom”.
Modelja ruse kishte shkruar në rrjetet sociale për këtë rast, e ku shumica e mediave shqiptare kishin menduar se ajo ia dedikon këtë status Don Xhonit.
Por, duket se modelja fjalën e ka pasur pikërisht në personin që e sulmoi atë brenda shtëpisë.
Sulmin në ish të dashurën e Don Xhon ndodhi më 14 shtator të këtij viti.
Modelja ishte e shtrirë në shtrat kur për një moment, konkurrenti tjetër në shtëpi që si duket kishte filluar një lidhje me modelen e sulmon atë.
Mediat ruse njoftuan se Ariana Kim ishte sulmuar nga konkurrenti Artem Grant.
Ajo më urgjencë është shtruar në spital, teksa raportohet se Artem kishte bërë më parë një operacion në zemër.
Pavarësisht kësaj, Ariana nuk ka treguar dhembshuri për Artem dhe beson se pas sulmit ai duhet të dëbohet nga shtëpia dhe reality show, shkruan GazetaExpress.
Pjesëmarrës në shtëpi kanë pasur mendime të ndryshme për dy konkurrentët e tjerë.
“Ekipi u nda në dy pjesë: dikush beson se Ariana nuk po vepron në mënyrë njerëzore ndaj Artemit. Dikush mendon se Artem është fajtor për të gjitha problemet e tij”, thuhet në faqe zyrtare të këtij emisioni rus.
Pas kësaj modelja kishte bërë një postim në Instagram, e ku mediat shqiptare e kishin marrë si një postim që ka të bëjë me ndarjen e ish modeles nga reperi kosovar, Don Xhon.
“Nuk kam dashur ta bëj këtë por do të jap gjithsesi një koment. Lidhja jonë ka mbaruar dhe unë do të shpjegoj pse. Kishte shumë gënjeshtra dhe keqkuptime. Nisur nga kjo, pati një krisje nga të gjitha anët. Që kur të ofendosh një grua është bërë diçka normale? Ai më sulmoi sot”, kishte shkruar ajo në postimin e saj që i drejtohej Artemit.
“Ti mund të godasësh muret por është e çuditshme për mua pasi një filxhan fluturoi drejt meje dhe mund të më thyente kokën. Kishte momente agresioni më parë, por gjërat nuk shkuan shumë larg. Ai ka probleme me zemrën prej një kohe të gjatë dhe unë e zbulova këtë sot”.
“Stili i tij i jetesës i shkatërroi shëndetin. Tani pyetja është: Çfarë kam unë të bëj me këtë? Unë e kam këshilluar vazhdimisht që të mos marrë lëndë narkotike. Unë jam një grua dhe do ta mbroj veten time. Nëse në botën tënde kjo sjellje është normale për ty, duhet të konsultohesh me një psikiatër. Të uroj shëndet, gjithsesi kjo histori është e mbyllur. Jini të sinqertë dhe të drejtë të gjithë. Ju përqafoj”, ka shkruar modelja ruse në Instastory.
Pra, i tërë ky status i Arianës nuk kishte të bënte asgjë me reperin kosovar, por thjesht me të dashurin e ri të Arianës që ajo e krijojë brenda shtëpisë, një format ky që ngjason me reality show Big Brother.