Që nga dita e nesërme, në vendin tonë pritet të ketë mot stabil, me vranësira të pakta dhe temperatura gjithnjë në rritje, raporton Gazeta Sinjali.
Siç njofton Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, në pjesën e dytë të javës së ardhshme, temperaturat do të arrijnë deri në 37°C.
Nga dita e shtunë, nën dominimin gradual dhe prezencës së shtypjes së lartë atmosferike, si dhe depërtimit të masave ajrore afrikane, nga mot i paqëndrueshëm mbi vendin dhe rajonin tonë, gradualisht do të mbizotrojë mot stabil, me vranësira të pakta dhe temperatura gjithnjë në rritje të cilat në pjesën e dytë të javës së ardhshme do të arrijnë edhe maksimalet deri në 37°C. Shtuar kësaj edhe sasinë e madhe të lagështisë sipërfaqësore prezente nga reshjet enorme të javëve dhe muajve të fundit, ndjeshmëria e këtyre temperaturave përcëlluese do të jetë edhe më e lartë dhe rënduese për shëndetin”, thuhet në njoftim.