Visar Dërmaku i njohur në publik si Gani Gërmia, përmes një njoftimi në rrjete sociale ka treguar se ka humbur një pjesëtarë të ngushtë të familjes.
Ai ka bërë të ditur se vëllai i tij, Astriti, ka vdekur duke mos treguar shkaqet vetëm se ka njoftuar për varrimin e të ndjerit dhe me pak fjalë ka shprehur dhimbjen që po ndjen.
Postimi i plotë i tij:
Sot na la vlla, ta dhash besen qe kom shku në maje po nuk prite ti je ai qe e solle cdo sukses temin e sot bashkë me ty iku edhe gjysma e zemres time. Fytyra ndonjëhere do të buzqesh po nga ky moment kurr shpirti im nuk do jete i lumtur.
Varrimi i Astritit Vllaut tim bëhet neser ditë e hënë 15 Gusht në varrezat e Kamenices.