Nga Korça në Azerbajxhan, klubi prezanton sulmuesin shkodran

Belajdi Pusi do të jetë pjesë e Turan Tovuz duke nisur nga ky janar. Sulmuesi shkodran është prezantuar këtë të dielë në Azerbajxhan, teksa do të nisë eksperiencën e parë jashtë Shqipërisë, 24-vjeçari njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me Skënderbeun vetëm pak ditë më parë, ndërsa menjëherë është zyrtarizuar te skuadra e re.

Në gjysmën e parë të këtij edicioni, Pusi luajti në 11 ndeshje duke e gjetur dhe katër herë rrugën e rrjetës me korçarët. Sulmuesi u transferua në janarin e vitit 2020 nga Vllaznia ku u formua si futbollist në Korçë, ku gjeti hapësira gjatë këtyre tre viteve.

Lojtari ka nënshkruar një kontratë 18 mujore me skuadrën e Turan Tovuz, ndërsa ekziston opsioni i rinovimit dhe për një vit tjetër. Skuadra e re e Pusit ndohdet aktualisht në mesin e klasifikimit në elitën e futbollit azer. Pas 18 javësh, Turan Tovuz ka marrë 17 pikë dhe ka si objektiv zonën e play-off e do të synojë që me golat e Pusit të arrijë objektivin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *