Këtë tetor në fokus duket se do të jetë vallëzimi. Dy televizionet më të shikuara në Shqipëri po risjellin në ekran garat në këtë disiplinë.
Teksa tashmë dihet një pjesë e kastit të “Dancing with the stars”, por vëmendje po merr edhe “Dance with me” që do drejtohet nga Alketa Vejsiu në TV Klan.
Dje u përfol se Beatrix Ramosaj do të ngjitej në këtë skenë, por akoma mbetet lajm i pa konfirmuar.
E verifikuar nga vetë produksioni deri tani janë tre emra që do të vallëzojnë në ekran e ata janë, Kampionja e Europës, Luiza Gega, modelja Cindy Marina e këngëtari nga Kosova Valon Shehu.
Ajo që e bën këtë formulë interesante është se gara zhvillohet në çift VIP, se kush me kë do të kombinohet, e cilët do të jenë emrat e tjerë nga këtë spektakël, Neutral do t’iu mbaj të informuar./Neutral