Nga diell në stuhi/ Nuk kanë fund surprizat e motit, ja çfarë ka rezervuar moti për këtë javë 

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe të masave më të freskëta ajrore.

Si rrjedhojë, gjatë ditës së sotme dhe në ditët vijuese moti do të dominohet me diell dhe vranësira, ku kryesisht orët e pasditës dhe mbrëmjes, do të jenë ato që do të karakterizohen me rrebeshe lokale shiu, herë-herë rrëke, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të ashpërta. Po ashtu, në momente të caktuara parashihet të ketë edhe erëra mjaft të fuqishme, me shpejtësi deri në 65 km/h!

Lëvizja e këtyre stuhive gjatë këtyre ditëve do të jetë e ngadalshme, me ç’rast reshjet e shiut do të mbesin të bllokuara lokalisht, duke sjellur edhe vërshime.

Reshjet më të pakta apo më të izoluara pritet të jenë të Enjten dhe të Shtunën.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 13 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 30°C.

Për çdo ndryshim eventual, ju informojmë me kohë. /MeteoKosova/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *