ilat janë tendencat e këpucëve që do të dominojnë këtë vit?
Ne flasim shumë për rëndësinë e investimit në pjesët klasike; gjëra që do t’i rezistojnë kohës dhe që do t’i mbathni për vite me radhë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk na pëlqejnë trendët e sezonit.
Tashmë kemi analizuar pistat e modës për të veçuar pesë ngjyrat më të njohura këtë vit, dhe tani ju tërheqim vëmendjen te një artikull specifik:
1. Këpucët me majë
Majat katrore kanë sunduar gjatë sezoneve të fundit, por për vitin 2023, disenjatorët kanë “përvjelë mëngët” dhe po eksperimentojnë me silueta me majë.
2. Baletane
Falë markave Miu Miu dhe The Row, këto këpucë ishin një nga trendët më të mëdhenj të vitit të kaluar. Nëse keni investuar tashmë në to, me kënaqësi do të dëgjoni se ato janë ende në modë edhe në vitin 2023, në versione saten dhe pelush.