Nga Atletico te Chelsea, talenti portugez flet për herë të parë: Jam shumë i lumtur

Joao Felix mund të konsiderohet si një nga lëvizjet më të bujshme në këtë merkato janari teksa sulmuesi kaloi nëpërmjet formulës së huazimit nga Atletico Madrid tek Chelsea.

Blutë e Londrës shpenzuan 9 milionë paund për të pasur shërbimet e lojtarit 23-vjeçar ndërsa ky i fundit foli për herë të parë për transferimin e tij në Stamford Bridge. Felix theksoi se ndjehet shumë i lumtur për kalimin në Londër ndërsa shtoi se Chelsea është një nga klubet më të mëdha në botë.

“Jam shumë, po shumë i lumtur që jam tek Chelsea. Është një nga skuadrat më të mëdha të botës dhe unë shpresoj që të ndihmoj skuadrën të arrij objektivat e saj. Ndjehem vërtetë i emocionuar dhe mezi pres të luaj në Stamford Bridge”, u shpreh Felix.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *