Nga 8.50 për orë, Gjermania rritë pagën minimale në 12 euro për një orë pune! 

Paga minimale për një orë pune në Gjermani do të jetë 12 euro që nga 1 tetori.

Rritja është realizuar deri në 15 për qind, por mediat gjermane raportojnë po kërkohet që paga minimale për orë të rritet në 20 euro.

Kjo arsyetohet me kërkesën me normën e lartë të inflacionit.

Ndërsa sindikatat e ndryshme në Gjermani theksojnë se paga prej 12 eurove për orë është shumë e ulët duke pasur parasysh kushtet aktuale të jetesës.

Ekspertët pohojnë se rritja e pagës minimale për orë mund të sjellë çmime më të larta të produkteve.

Paga minimale për orë pune në Gjermani aplikohet që nga viti 2015, kur ishte 8.50 euro bruto në orë. Në vitet në vijim kjo vlerë u rrit deri në 12 euro, sa është tani.

Shumë punonjës, natyrisht, janë të kënaqur, por për disa, ato 12 euro janë ende shumë pak.

“Rritja e pagës minimale për orë është shumë e mirë, megjithatë është ende shumë e vogël. Jo më kot kompanitë e mëdha emigruan jashtë vendit”, tha një gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *