“Nëse vjen në Dragash, nuk kthehesh i gjallë o majmun”, kërcënohet…

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të kanosjes që u raportua sot në stacionin policor në veri të Mitrovicës, nga një 40-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit thonë se viktima e denoncoi të dyshuarin A.S., pasi i njëjti dyshohet se gjatë muajit qershor, e kishte kërcënuar përmes rrjetit social “Facebook”, duke i shkaktuar shqetësim dhe frikë.

40-vjeçari ka deklaruar para hetuesve policorë se në mesazhin që mori nga i dyshuari thuhej se “Nëse vjen në dragash, nuk kthehesh i gjallë o majmun”, çka e shtyri atë ta njoftojë Policinë para se t’i ndodhë diçka e keqe.

Sipas informatave të para, motivi i kanosjes dyshohet të jetë një mosmarrëveshje që dy palët kanë pasur kohë më parë me njëri-tjetrin.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokuroria, me ç’rast kanë nisur hetimet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *