Një mjek që punon në Gjilan është bërë viral këtë mbrëmje në Kosovë. Kjo pasi, një mesazh që e kishte vënë në xhamin prapa veturës ka rënë në ‘radarin’ e shoferëve të tjerë.
Njëri prej tyre e ka postuar në rrjetin social.
Në mesazh shkruan që nëse dikush nuk ka mundësi ta paguajë mjekun dhe ka nevojë për të, ai ka lënë numrin personal të telefonit.