Nënkryetarja e PDK-së i reagon Borellit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se gënjeshtrat e Josep Borellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Çitaku ka thënë se Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së por i Kosovës.

Tutje, Çitaku ka thënë se ka një përpjkeje për ta balancuar viktimën dhe agresorin.

Këtu keni postimin e plotë:

“Gënjeshtrat e Borrellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Fillimisht, presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje si President i Republikës së Kosovës për t’u përballur me akuzat kundër tij. Ai asnjëherë nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar!

Për më tepër, Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së, por i Kosovës.

Deklaratat e Borrellit e dëshmojnë dhe një herë politizimin e skajshëm të procesit gjyqësor, me të cilin po mundohen të krijojnë një balancë artificiale ndërmjet viktimave dhe agresorit”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e tij në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *