Nënkryetarja e LDK-së jep dorëheqje

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. 

Kështu bëjnë me dije burime të Insajderit pranë LDK-së. 

“Arsyeja ende nuk dihet, por është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje”, i tha ky burim Insajderit.

Gazeta ka provuar të marrë një përgjigje nga vet Mjekiqi por kjo e fundit ka qenë e paqasshme ashtu sikurse zëdhënësit e partisë. 

Çka thoshte Mjekiqi kur iu bashkua LDK-së? 

Shqipe Mjekiqi u emëruar nënkryetare e LDK-së në mars të 2021-ës.

Menjëherë pasi mori postin e nënkryetares ajo thoshte se koha në të cilën po i bashkohej LDK-së nuk ishte më e mira, porse, sipas saj, ishte koha më e mirë për të kontribuar në rikthimin e partisë në piedestal.

Dje, me propozimin e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku, dhe me mbështetjen e Këshillit të Përgjithshëm jam zgjedhur Nënkryetare e partisë. Koha në të cilën unë po i bashkohem LDK-së nuk është më e mira për të. Në zgjedhjet e fundit LDK morri përqindjen me të ulët të votave që nga themelimi i saj para 30 vjetësh. E kuptoj që shumë prej jush ndjeheni të zemëruar me këtë rezultat”, shkruante Mjekiqi në Facebook.

Më tej, Mjekiqi deklaronte se spektri politik në Kosovë ishte i mangët pa Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Por, është koha më e mirë për mua dhe shumë të tjerë të kontribuojmë në rikthimin e LDK-së në piedestal, aty ku e ka vendin. Spektri politik në Kosovë është i mangët pa Lidhjen Demokratike të Kosovës, për zhvillimin e së cilës punuan me shumë mund e sacrificë gjenerata të shumta nën udhëheqjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Nëpërmjet përfaqësimit në LDK, nën udhëheqjen e Lumirit, unë do të mundohem t’i shërbej popullit dhe shtetit të Kosovës. Ju faleminderit për mbështetjen”, shkruan ajo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *