Nënkryetarja e Gjilanit reagon pasi PDK-ja e përjashtoi se “bashkëpunoi” me LVV-në

Partia Demokratike e Kosovës ka përjashtuar të premten e kaluar tre anëtarë të saj me arsyetimin se të njëjtit nuk kanë zbatuar qëndrimet partiake për të pezulluar çdo komunikim zyrtar dhe bashkëpunim institucional me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas PDK-së, tre anëtarët e përjashtuar janë Leonora Morina-Bunjaku, Enver Shabani dhe Bajram Isufin, të degës së PDK-së në Gjilan.

Për këtë vendim, një reagim e ka bërë Morina-Bunjaku, e cila aktualisht është nënkryetare e Komunës së Gjilanit.

Në një postim të gjatë në Facebook, ajo tha se mos-përkrahja e tri vendimeve që i cilëson antiligjore, ishte arsyeja kryesore e largimit të tyre nga PDK-ja.

“Arsyeja është për tre vendime të jashtëligjshme që nuk u votuan nga 4 asambleistë të PDK-së për shfuqizim, me ç’rast tre seanca radhazi u anuluan duke kërkuar nga pesë minuta pauzë për të mos u kthyer në vazhdimin e seancave dhe me ketë rast erdhi edhe deri te shkëputja e koalicionit nga ana e kryetarit të komunës z Alban Hyseni, i cili në ndërkohë kërkoi nga ne të tre që të vazhdojmë përshkak të punës, bashkëpunimit dhe profesionalizmit tonë”, shkroi ajo.

Krejt në fund, ajo ka falënderuar qytetarët e Gjilanit për përkrahjen ndaj saj, teksa shtoi se “përjashtohemi sepse mbrojmë ligjin për atë që edhe na votuan qytetarët”.

Reagimin e saj e ka shpërndarë edhe Bajram Isufi, i cili është drejtor i drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan.

Postimi i saj i plotë:

Të dashur qytetarë të komunës së Gjilanit dhe më gjerë.

Të nderuara media
Mos përkrahja e tre vendimeve të jashtëligjshme, arsyeja kryesore e largimit tonë si anëtarët më të votuar të PDK-së!

Ndjejmë obligim moral si nënkryetare e komunës bashkë me dy drejtorët e drejtorive komunale, z. Bajram Isufi dhe z. Enver Shabani gjegjësisht dy ish nënkryeteret dhe ish sekretari i përgjithshem i PDK-së dega në Gjilan të ju njoftojmë lidhur me largimin tonë nga funksionet dhe antarësia e PDK-së.

Arsyeja është për tre vendime të jashtëligjshme që nuk u votuan nga 4 asambleistë të PDK-së për shfuqizim, me ç’rast tre seanca radhazi u anuluan duke kërkuar nga pesë minuta pauzë për të mos u kthyer në vazhdimin e seancave dhe me ketë rast erdhi edhe deri te shkëputja e koalicionit nga ana e kryetarit të komunës z Alban Hyseni, i cili në ndërkohë kërkoi nga ne të tre që të vazhdojmë përshkak të punës, bashkëpunimit dhe profesionalizmit tonë.

Ne pas disa diteve pritje rreth marrjes së njohurive lidhur me qështjen kuptuam tre lloje skenarësh dhe ne në ndërkohë kuptuam se keto bisedime lidhur me tre vendimet e jashtëligjshme ishin biseduar me individ të caktuar e për ne të tjerët duhej vetem ti zbatonim urdhërat!

Me këtë rast dua të ju njoftojmë se në një shtet demokratik duhet të respektohet mendimi ndryshe e në veçanti kur bëhet fjalë për shkeljen e ligjit, sepse askush nuk është mbi ligjin e në veçanti nëse ne si ligjvënës e ligjbërës bëjmë shkeljen e tij atëherë çfarë të presim nga qytetarët dhe si të kërkojmë drejtësi, dinjitet e prosperitet…

Ne e falenderojmë kryetarin e komunës për ofrimin e mundësisë së vazhdimit të bashkëpunimit në të mirë të qytetarëve dhe zhvillimit të vedit.

Ndjejë keqardhje për një vendim të marr nga PDK duke e pasur parasysh se keta dy zotërinjët ishin ndër aktivistët prej ditëve të para, donatoret, kontributdhënësit dhe asambleistë përderisa unë për dhjetë vite me radhë kontribuova në parti me të gjithë potencialin tim politik, profesional dhe moral gjithmonë duke u bazuar në parime dhe vlera, duke garuar për asamble, dy herë për deputete dhe se fundmi garova edhe për të parën e komunës, pikërisht atëherë kur dega ishte në gjendjen më të mjerushme që kishte qenë ndonje herë…

Dhe krejt në fund, përjashtohemi sepse mbrojmë ligjin për atë që edhe na votuan qytetarët!

Andaj qytetarë të nderuar, ju falenderojmë për përkrahjen tuaj duke shprehur gadishmërinë dhe vullnetin që të jem në shërbim të interesave të përgjithshme dhe asnjëherë ato individuale!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *