Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se fondacioni i tij, ka transferuar 17 mijë euro në llogarinë e familjes Ademaj në Pejë.
Familja Ademaj nga Peja ka humbur dy familjarë gjatë vërshimeve shkatërruese të muajit qershor.
Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’ ka transferuar vlerën prej EU 17.000 në llogarinë e familjes Ademaj nga Peja. Familja Ademaj, para disa javësh është goditur nga vërshimet, dhe përveç dëmeve material familja ka humbur edhe dy familjarë të shtrenjtë”, është shprehur Pacolli në njoftimin e tij.
Tutje, ai ka shtuar se fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka falënderuar secilin që ka kontribuar për ndihmën e këtyre rasteve.
Vërshimet ku humbën jetën nënë e bir në Pejë, kanë ndodhur në qershor të këtij viti, ku u shkaktuan edhe shumë dëme materiale.