Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi është liruar sot në shtëpi pas trajtimit në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ajo kishte qëndruar disa ditë në Klinikën e Neurokirurgjisë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga drejtori i kësaj Klinike Besnik Elshani.
“Po, ka qenë në trajtim. Sot është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore pas ekzaminimeve dhe analizave të bëra”, tha ai.