Dolores Aveiro – nëna e Cristiano Ronaldos – ka reaguar ndaj pretendimeve të një media portugeze se prej disa kohësh po përpiqet të ndajë Georgina Rodriguezin dhe futbollistin legjendar.
Së pari, ajo deklaroi se i ka kontaktuar avokatët, pasi që donte të mbronte reputacionin e familjes së saj.
“Lajmi është publikuar në një gazetë të njohur portugeze, e cila po abuzon me familjen time për qëllime promovimi. Ky lajm është i rremë dhe keqdashës”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Averio shtoi se nuk do të lejonte kurrë që një burim joprofesionist të përdorte emrin e saj. Ajo do të shkojë deri në fund jo vetëm për të mbrojtur veten dhe të dashurit e saj, por edhe për të provuar se gjithçka që është publikuar më parë është krejtësisht e rreme.