Në Parlamentin Evropian nesër votohet për vizat e kosovarëve, cili është hapi tjetër?

Parlamenti Evropian gjatë ditës së nesërme do të votojë për liberalizimin e vizave të kosovarëve.

Ky do të jetë edhe votimi përfundimtar për heqjen e vizave.

Zhvillimi i nesërm në PE vjen pas draft-agjendës së miratuar në Konferencën e Presidentëve që funksionon në kuadër të Parlamentit Evropian.

Pas votimit të 18 prillit, vendimi që kosovarët të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së do të firmoset nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së; Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Pas kësaj, mbetet botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së, me çka edhe caktohet data e hyrjes në fuqi të vendimit.

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, ishte ai i cili e ka propozuar që të hidhet në votim pika e liberalizimit të vizave.

Para PE-së, pro liberalizimit të vizave për Kosovën më 9 mars votoi Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, duke thënë se lëvizja e lirë për kosovarët mund të ndodhë nga 1 janari i vitit 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *