Arkeologët në Izrael thonë se 44 monedha ari të pastër që datojnë në shekullin e 7-të janë gjetur të fshehura në një mur në një rezervat natyror.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, me peshë rreth 170 g, thesari i gjetur në vendndodhjen e Hermon Stream (Banias) u fsheh gjatë sundimit mysliman të zonës në vitin 635, vlerësuan ekspertët.
Ata thanë se monedhat hedhin dritë mbi fundin e sundimit bizantin në këtë zonë.
“Ne mund të imagjinojmë pronarin duke fshehur pasurinë e tij në kërcënimin e luftës, duke shpresuar të kthehet një ditë për të marrë pronën e tij”, ka thënë Yoav Lerer, drejtor i gërmimit.
Përveç monedhave të arit, gërmimi – në një lagje banimi të qytetit antik – zbuloi gjithashtu mbetje ndërtesash, kanale uji dhe tubacione, monedha bronzi dhe shumë më tepër, thanë autoritetet izraelite.