Zhaklin Lekatarit pak vite më parë bëri bujë me deklaratat e saj se si ish i dashuri me të cilin bashkëjetoi për 7 vite e dhunonte. Mësohet se personi për të cilin fliste ishte reperi Bim Bima.
Kam pasur edhe një marrëdhënie të dhunshme atje. Isha në një marrëdhënie me dikë që në atë kohë ishte partneri ime dhe në atë kohë marrëdhënia jonë ishte e dhunshme jo vetëm nga ana seksuale. Tjetri të dhunon edhe nga ana psikologjike.
Tjetri ushtron dhunë tek ty edhe fizike, bën kërkesa që ti nuk mund ti përmbushësh ose pasigurinë e vet e kanalizon tek ty duke të bërë të ndihesh keq ose zhvlerësuar.
Kjo është ajo që ndodhi me mua”, tha Lakatari atë kohë.
“Ish i dashuri më ka tërhequr zvarrë për disa metra sepse nuk pranova që të kthehesha me të”, zbulon ajo.
Së fundmi Zhaklin Lekatari, ka zgjedhur të rrëfejë detaje nga jeta e saj personale. Ajo zbuloi se ka një dekadë që nuk është në një marrëdhënie dhe shtoi se shkak i kësaj është fakti se “ajo i tremb burrat”.