Në mënyrën më të ëmbël, Luizi dhe Kiara i “mbyllin gojën” të gjithëve duke i vënë vulën lajmeve rreth raportit të tyre

Luiz Ejlli po vazhdon me paraqitjet e tij në mbrëmje muzikore.

Së fundmi ai ishte në Gjakovë duke bërë performancën e parë para publikut në Kosovë.

Të shumtë ishin ata që pyetën për mungesën e Kiarës pranë tij duke aluduar se mos çifti po kalojnë ndonjë krizë.

E si për t’u “mbyllur gojën” të gjithëve Luizi ka publikuar një pjesë nga performanca e mbrëmshme teksa këndon këngën dedikuar Kiarës dhe ka shkruar: Kiara ime.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i prezantueses, e cila i ka komentuar në video me një emoji zemër dhe atë të mbretit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *