Një grup hebrenjsh në Kosovë kanë ndezur qirinj në kujtim të viktimave izraelite të vrara deri tash si pasojë e sulmit nga grupi palestinez Hamasi.
Aty prezent ka qenë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili ka ndarë fotografi nga ndezja e qirinjve, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se sulme të tilla terroriste nuk mund të justifikohen dhe se ShBA qëndron me Izraelin.
“Sonte, iu bashkova komunitetit hebre kosovar në një vigjilje për jetët izraelite të humbura në sulmet e tmerrshme nga Hamasi. SHBA-ja dënon pa mëdyshje këto sulme të tmerrshme. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin e Izraelit”, shkroi Hovenier.
Raportohet se mbi 1200 izraelitë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës mes Hamasit dhe Izraelit. Të vdekur kanë mbetur edhe mbi 1400 palestinezë.