Në këtë xhami të Prishtinës do të shtrohen Iftare për studentë dhe familjet në nevojë

Imami Labinot Maliqi njofton se gjatë muajit të Ramazanit do të shtrohen iftare për studentët dhe familjet në nevojë.

Iftaret shtrohen në xhaminë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë”.

Postimi i plotë:

Me emrin e Zotit dhe për hatër të Tij, përgjatë tërë muajit të bekuar të Ramazanit do të shtrojmë iftarë në oborrin e xhamisë sonë, për:

● Studentët

● Familjet me jetim dhe ato në nevojë

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë në shtrimin e iftareve në xhaminë tonë, le të më shkruajnë. Ne, tashmë kemi filluar t’i listojmë emrat e atyre që duan të kontribojnë.

Këto janë mënyrat se si mund ta realizoni kontributin tuaj për shtrimin e iftarit në xhaminë tonë:

1. Në arkat e xhamisë sonë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë

2. Duke na kontaktuar për t’iu orientuar

+383 44 479 370

3. Nëpërmjet Western Union dhe forma të tjera

4. Apo, edhe duke e kryer pagesën drejtëpërdrejtë tek cilido restaurant/gjelltore, që ata më pas ta sjellin iftarin në xhaminë tonë

Kush i shtron iftar një agjëruesi do ta ketë shpërblimin njësoj si ai, pa u pakësuar asgjë nga shpërblimi i agjëruesit.” Profeti Muhammed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *