Prej vitesh njerëzit kanë lënë peshqirë, shezlong dhe gjëra të tjera gjatë natës në plazhet e Adriatikut në Kroaci, për të siguruar një vend buzë detit ditën e nesërme.
“Rezervime” të tilla nuk do të ekzistojnë më në Novi Vinodolski të Kroacisë, sepse ndërmarrja komunale e shërbimeve komunale lëshoi një deklaratë duke informuar përdoruesit e plazhit se ata që lënë gjëra të tilla në plazh do të gjobiten. Gjithashtu, sendet do t’iu hiqen nga plazhi.
Në përputhje me një nen të nxjerrë, ndalohet lënia e peshqirëve, rekuizitave të plazhit dhe sendeve të tjera personale në plazhet natyrore dhe ato të organizuara pas përdorimit të tyre, shkruan Danas.
Dënimet për shkelësit janë të parashkruara, nga 80 deri në 200 euro për personat fizikë dhe mund të shkojnë deri në mbi 1300 euro për personat juridikë.
Qyteti i Novi Vinodolski do të heqë të gjitha gjërat që mbesin në plazhe dhe pronarët, nëse dëshirojnë, do të mund t’i marrin ato në Qendrën Kulturore në Novi Vinodolski.