Në gjyq për ‘çmenduri’, akademia e Kanye West i detyronte studentët të hanin vetëm sushi!

Kanye West dhe akademia “Donda” janë paditur nga drejtorët e saj për diskriminim racor, mirëpo mësuesit Cecilia Hailey dhe Chekarey Byers dhanë edhe arsye të tjera të çuditshme.

Dokumentet pretendojnë se studentët ushqeheshin vetëm një vakt në ditë, i cili ishte sushi, dhe u ndalohej të sillnin nga jashtë ushqim ose ndonjë gjë tjetër përveç ujit për të pirë.

Ata që nuk hanin sushi, praktikisht mbeteshin pa ngrënë gjatë gjithë ditës.

Dy mësuesit tregojnë se ishin diskriminuar në bazë të racës, u ishin mbajtur pagat në mënyrë të paligjshme dhe u pushuan në mars 2023 si hakmarrje për raportimin e shkeljeve të kodit.

Hailey dhe Byers thonë se ishin të vetmet mësuese femra me ngjyrë të punësuar nga Akademia Donda.

Mësuesit pretendojnë se stilisti i Yeezy ndaloi “fjalëkryqet” dhe “fletët e ngjyrosur” dhe nuk do t’i lejonte fëmijët të dilnin jashtë gjatë ditës, madje edhe për drekë apo pushim.

Ata treguan gjithashtu se dyert e akademisë qëndronin gjithmonë të mbyllura dhe kjo ishte rrezik në raste zjarri.

Akademia Donda, e cila u mbyll përkohësisht në vjeshtë, gjithashtu nuk kishte personelin e duhur mjekësor dhe mjekimet e fëmijëve, thuhej në padi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *