Bardhi padyshim është një nga artistët më të dashur të publikut, sidomos në këtë vit.
Çdo këngë që e publikoi u kthye në një super sukses, e koncertet ishin të shumta madje kishte edhe katër evente brenda të njëjtës ditë.
Pavarësisht, se kjo përkthehet me të ardhura goxha të mira, një detaj mori vëmendjen.
Në “TikTok”, po qarkullon një video ku artisti shihet me veshje të njëjtë në intervistë e po ashtu në dasëm. E publikuar kjo si një formë për të ulur Bardhin, ky i fundit në një reagim që bëri na dha shkollë të gjithëve.
“Ti që e ke postu këtë sen po ta baj qefin vendosa me ti thanë do fjalë! Mos mendo që më përul mua ose karrierën tem pse e kam pas njëjtën veshje, në një emision dhe një dasëm të shokut tem, unë nuk vi nga familje e milionerave dhe s’jam milioner! Nuk besoj që kam dhez prej teshave se me një duks 10€ në videon tem të parë “BETOHEMI” e kam pas vesh. Une njihna për zanin tem, respektin ndaj çdo njeriut që m’ka ba support, paret që i fitoj normal që si kom nda me ble 10.000€ tesha po i’ua kam nda, Nanës edhe Babit per me ba naj shpi etj. Veç deshta me tu pergjigj se nuk ke fitu kurgjo me këtë video që je mundu mem ofendu se ti s’paku as ftyren, as veshjen se ke tregu po kulturën. I pasun jam përderisa familja jem i ka krejt tmirat e Zotit që ai ma ka dhuru mu me ju ndimu, edhe 1 sen mos e harro multi milioner me kan skom me e jetu jetën e milionerit kur e di qe veni jonë osht shumi varfun edhe qona e flej me një rreth të tillë” – Kjo është përgjigjja e Bardhit ku të gjithë mund të mësojmë shumë nga kjo./Neutral