Në ditën kur Kurti po dialogon me Vuçiqin në Ohër, krerët e UÇK-së në Hagë kanë pranuar një vizitë.
Për t’i parë ata, ka shkuar kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, shkruan netural.al.
Këtë e ka bërë të ditur vet Hamza përmes një postimi në Facebook.
“Sot përfundova vizitën time në Hagë ku takova Hashimin, Kadriun, Bacin Jakup e Rexhën. Ata si gjithmonë me moral të lartë e atdhedashuri të palëkundur!”, ka shkruar Hamza.