Në Deçan u mbajt festa tradicionale “Dita e Gështenjës”

Afër Bjeshkëve të Bekuara të Dukagjinit, sot në Deçan është mbajtur festa tradicionale “Dita e Gështenjës”.

Nën organizimin e kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, sot vendi i njohur mbi qytetin e Deçanit mblodhi artistë dhe mysafirë të shumta nga Kosova, Shqipëria dhe viset tjera shqiptare. Në këtë manifestim u ekspozuan edhe pikturat e shumta me motive kombëtare, shkruan Ballkani.info.

Ky manifestim u shoqërua me vallen e xhubletës dhe vallet e tjera tradicionale të Dukagjinit dhe Deçanit.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, me këtë rast tha se sot përveç gështenjës, po bëhet promovimi edhe i produkteve të ndryshme si mjalti, çaji i bjeshkës, prodhime të drurit, rakisë së shpisë, etj.

Kurse, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar edhe kohën kur ka qenë fëmijë dhe ka mbledhur gështenja.

Ish kryeministri i Kosovës nuk është kthyer duarbosh nga Deçani, pasi që qytetarët i dhuruan mjaltë dhe piktura.

Edhe ministri I Kulturës Rinisë dhe Sportit( MKRS), Hajrullah Çeku, mori pjesë në këtë manifestim tradicional.

Çeku vizitoi “Koloninë e Artistëve”, një qendër e jashtëzakonshme që do të shërbejë jo vetëm për Deçanin, por për tërë Kosovën.

Në anën tjetër, deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të vizitojnë Deçanin.

Ky manifestim është shënuar për të pestën herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *