Nëna e një nxënëses e ka rrahur mësuesen me inicialet M.B.
Rasti ka ndodh në shkollën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.
Mësuesja që u përfshi në përleshjen fizike, të premten s’ishte në punë.
Por një prinde, fëmija i së cilës pa gjithçka nga afër, tregoi si rrodhi ngjarja në fjalë.
Nxënësit e klasës së dytë u shqetësuan mjaftë me ato pamje që i panë për së afërmi.
Edhe prindërit e tjerë shprehen se gjeste të tilla në objektet edukativo-arsimore, duhet të mënjanohen tërësisht.
Nga Drejtoria për Arsim në Komunën e Prishtinës thanë se prindi në fjalë ka probleme shëndetësore dhe rasti është duke u trajtuar së bashku me Policinë, Prokurorinë dhe Qendrën për Punë Sociale