Zakonisht janë policët që vrapojnë pas “subjektit” dhe e urdhërojnë të ndalojë në emër të ligjit. Megjithatë, një skenë krejtësisht e kundërt vjen nga Moska – një grua pa rroba po nxitonte në rrugën e komisariatit.
Në të vërtetë, polici po ikte prej saj aq sa mund ta mbanin këmbët, dhe për t’i bërë gjërat edhe më të çuditshme, “torturat” e tij janë filmuar nga kolegët e tij në automjetin e patrullës me celularë, ndërsa bërtisnin nga të qeshurat.
Polici arriti të shpëtojë veten duke u futur në komisariatin e rrethit Kuzminki të Moskës dhe videoja nuk zbuloi nëse zonja lakuriq hoqi dorë nga ndjekja.
Ndërkohë gazetarët rusë u përpoqën të zbulonin se cili ishte problemi dhe për çfarë u ankua zonja te polici. Mirëpo, departamenti për marrëdhënie me publikun në polici nuk ka pranuar të komentojë për këtë rast.