Klienti është mbret, thotë një fjalë popullore…
Por të bërit biznes të mirëfilltë në Shqipëri me plot kuptimin që mbart ky koncept, është thuajse mision i pamundur…
Shumica e atyre që disponojnë një të tillë nuk e kanë kulturën e komunikimit me klientin, aq sa i detyrojnë këta të fundit të largohen.
Jo thjesht të largohen, por t’i bëjnë të ndihen keq se pse morën mundimin të blejnë tek ta në radhë të parë…
Një histori sa gazmore aq edhe patetike është rrëfyer nga një qytetare për redaksinë e JOQ Albania.
Ajo ka dërguar bisedat me një biznesh online veshjesh ku ishte interesuar për të blerë një fustan.
Përgjigjet e biznesit jo vetëm lënë për të dëshiruar, por kultura e komunikimin me klientin lë për të dëshiruar…