Ndodh edhe kjo: Gazetari del i dehur në transmetim live, moderatori në studio e këshillon për të pirë kafe

Gazetari Lazos Mantikos u shfaq në ekranin e “Good Morning Greece” dhe moderatorët në studio George Papadakis dhe Maria Anastasopoulou e përshëndetën. 

Megjithatë, kjo lidhje live duket se nuk shkoi shumë mirë që në fillim. Sapo doli live, nuk u desh shumë që të kuptohej se ai ishte i dehur.

Mantikos filloi të qeshte dhe të fliste për Ditën Ndërkombëtare të Buzëqeshjes. Më pas moderatori ndërhyn duke i thënë se duhet të pijë një kafe. 

“Le të shërohet, të pijë një kafe në fillim dhe pastaj të na tregojë lajmet. Lazo, hajde të shërohemi se është sikur kemi lidhje me Hënën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *