Ndodh e papritura: Situata e rëndë me energji elektrike, ministrja Rizvanolli merr këtë vendim…

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli,  ka marrë vendim për themelimin e Komitetit Teknik Emergjent (KTE).

Kjo ministri përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se ky vendim ka për qëllim uljen e  pasojave nga kriza energjetike.

“Komiteti teknik ka si qëllim që të identifikojë ndikimin e mundshëm në situatën emergjente të furnizimit me energji, operimit dhe likuiditetit në tregun e energjisë, menaxhimin e situatës, si dhe rekomandimin e mënyrave të minimizimit të efekteve negative si në furnizim ashtu edhe në treg gjatë situatës emergjente”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu mbledhja e parë e këtij komiteti ka rekomanduar që KEK t’i ofrojë Operatorit të Sistemit të Distribucionit energjinë e siguruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *