Një kryetar komune në Meksikë është martuar me një krokodill.
Krokodilli kishte veshur një fustan nusërie. Kryetari i bashkisë së San Pedro Huamelula, Victor Hugo Sosa, u martua me krokodilin si pjesë e një rituali të vjetër indigjen për të sjellë bollëk në fshatin në Meksikën jugperëndimore.
Zvarraniku shtatë vjeçar, i referuar si Princesha e Vogël, besohet të jetë një hyjni që përfaqëson Nënën Tokë dhe martesa e saj me udhëheqësin lokal simbolizon bashkimin e njerëzve me hyjnoren, shkruan Neutral.al.
Gjatë ceremonisë, goja e krokodillit u lidhë për të shmangur kafshimet. Kryetari e puthi atë disa herë gjatë ceremonisë.
E gjithë dasma u përcoll me rite tradicionale./Neutral.al/