Dafina Zeqiri dhe Dj Geek duket se nuk janë në ditët e tyre më të mira. Lidhja e tyre ka patur disa vështirësi, ndaj lart e poshtë kanë qarkulluar fjalët se ata i kanë dhënë fund.
Këto mund të mos jenë ditët më të lumtura për Dafin, por janë ditët më të mira për të nxjerrë mësime e për të punuar më fort me muzikën e saj.
Këngëtarja planifikonte të nxirrte albumin e ri, të cilin e ka shtyrë për disa arsye, tek të cilat mund të themi se përfshihet edhe ndarja nga Dj Geek.
Pak më parë, në një postim në Instagram ajo tregoi se kanë ndodhur disa ndryshime që ajo dëshiron t’i reflektojë edhe në album. Ndaj data është shtyrë.
“Kam planifikuar të publikoj albumin tim “Une Jom Ajo” këtë verë, por vendosa ta shtyja për më vonë.
Arsyeja ime përfundimtare për ndryshimin e datës së lëshimit është sepse ka patur një ndryshim të papritur pozitiv.
Muzika ime zakonisht reflekton emocionet e mia dhe e di që duhet të ulem dhe të bëj ndryshime të vogla në albumin tim “Une jom ajo”.
Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin, ky është fillimi i një epoke të re.”- shkruan Dafi.
Epo, fjalia e fundit ku përmend “epokën e re” duket se i vë kapakun lajmeve për ndarjen!