Ndeshja Kosovë-Izrael, Kurti: “Besa-Besë” se Dardanët do të na bëjnë krenar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuat ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit që do të luhet të shtunën.

Kurti tha se me lojtarët që ka përfaqësuesja e Kosovës padyshim që motivi dhe etja për fitore është më e madhe se kurrë.

“Në krye me Vedat Muriqin, Kosova do të sulmojë me Rashicën dhe Zhegrovën, do të kontrollojë mesfushën me Celinën, Dreshevic dhe Muslija, do të mbrojë sulmin e kundërshtarit me Rrahmanin, Vojvodën, Kryeziun dhe Paqaradën, ndërsa portën do ta ruaj Arijanet Muric. Me këta emra si dhe me të tjerët që përfaqësojnë më të mirët e Kosovës, padyshim që motivi dhe etja për fitore është më e madhe se kurrë”, ka shkruar Kurti.

“”Besa-Besë” se Dardanët do të na bëjnë krenar. Jemi me ju, sot dhe në çdo ndeshje që do ta luani në Kosovë dhe në vendet tjera”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *