Ndarja nga jeta e familjarit të afërt të Mozzik dhe Getinjo cilësohet e dyshimtë, ndodhej në paraburgim, ja çka po dyshohet

Ka qenë Mozzik që ditën e djeshme ka bërë publik lajmin se daja i tij ka ndërruar jetë.

“O dajë krejt mi ke mësu, veç qysh me ia bë pa ty harrove me më msu. Shpirtin na kalle o daja ma i mirë”, ka shkruar ndër të tjera Mozziku teksa ka dhënë lajmin e trishtë.

Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës pasi personi në fjalë ndodhej në Qendrën e Paraburgimit Gjilan.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 12:40, në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, një i burgosur është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij.

“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjecës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin e SHKK’së.

Pas lajmit është hedhur dyshime edhe për vetëvrasje por deri tani nuk ka pasur një konfirmim nga organet përgjegjëse.

Kujtojmë se Getinjo nuk ka marrë ende lajmin, pasi ai ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova dhe nuk dihet nëse familjarët dhe produksioni do të vendosin t’ia kumtojmë lajmin e hidhur apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *