Ndalohet një person në Jarinje. Kërkohej si i dyshuar për përfshirje në disa vepra penale

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë orëve të mbrëmjes është ndaluar një person në Jarinje si i dyshuar për përfshirje në disa vepra penale si: krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit. /Neutral/
Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:


Prishtinë, 28 mars 2023

Sot, në orët e mbrëmjes në pikë kalimin kufitar Jarinje,  është ndaluar një mashkull kosovar (M.J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore.

I dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.

Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *