Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh pas urdhrit të lëshuar këtë mërkurën nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Sipas njoftimit, kreu i FFK-së dyshohet se ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”. Ky vendim erdhi pas intervistimit të Ademit një ditë më parë nga policia.
Prokuroria në njoftimin e saj thotë se është në koordinim me Policinë për veprime hetimore lidhur me këtë çështje në fjalë. Agim Ademi drejton Federatën e Futbollit të Kosovës prej Korrikut të 2018. Në prillin e vit të kaluar ai u rizgjodh për një mandat të dytë në krye të FFK-së.