Ndahet nga jeta ish-sekretari i Ministrisë së Financave, Naim Baftiu

Ish-zyrtari i lartë i Qeverisë, që ka shërbyer si sekretar në Ministrinë e Financave, Naim Baftiu nga Ferizaj është ndarë nga jeta sot.

Lajmin e ka bërë me dije familja e tij, me ç’rast kanë njoftuar se varrimi do të bëhet nesër në fshatin Komogllavë.

“Të nderuar familjarë dhe miq, ju njoftoj që sot me datë 05.10.2023 ndërroi jetë babi ynë, Naim Ismail Baftiu. Varrimi do të bëhet ditën e premte më 06.10.2023 ne ora 14:00, në fshatin Komogllavë, Ferizaj. E pamja do të mbahet në Komogllavë dhe do të zgjas 3 ditë.”, thuhet në njoftim.

Baftiu ka qenë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave, në kohën kur Avdullah Hoti udhëhiqte në këtë dikaster.

Më vonë ishte sistemuar si drejtor i Departamentit për Patentë Shoferë në Ministrinë e Infrastrukturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *